FBI alarmon Serbinë pas hetimeve në shkolla: Një i mitur po krijon një bombë

Evropë

FBI alarmon Serbinë pas hetimeve në shkolla: Një i mitur po krijon një bombë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Pas masakrave të ndodhur në Serbi, vendi duket se ende nuk po gjen qetësi.

Mediat serbe shkruajnë se një i mitur nga Sobotica, nxënës i gjimnazit “Svetozar Markoviq” është arrestuar pas në një bisedë me psikologun e shkollës, ai ka thënë se ka planifikuar një masakër.

Bëhet me dije se nga hetimet, FBI zbuloi se i mituri po krijonte llogari të ndryshme në internet me emra vrasësish dhe gjithashtu, po mblidhte informacione për të mësuar se si të krijonte një bombë.

Sipas urdhrit të prokurorisë, i mituri është dërguar në Gjykatën e Lartë për të mitur dhe se gjithashtu akuzohet për kryerjen e veprës penale,  shfaqja, marrja dhe mbajtja e pornografisë me fëmijë dhe shfrytëzimi i të miturit për pornografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat