Paralajmërimi i ekspertëve: Një në pesë grekë rrezikon të preket nga varfëria

Evropë

Paralajmërimi i ekspertëve: Një në pesë grekë rrezikon të preket nga varfëria

Më: 9 maj 2023 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Pothuajse 1 në 5 grekë rrezikon të preket nga varfëria. Ky paralajmërim u dha nga Autoritetit Statistikor Grek (ELSTAT), në një raport të publikuar një ditë më parë. Rreth 1.95 milionë nga 10.4 milionë qytetarë dhe mbi 740 mijë nga 4.05 milionë familje greke janë në rrezik të varfërisë, thuhet në raportin e ELSTAT të publikuar të hënën.

Sipas raportit, pragu i varfërisë në vend është 5.712 euro (6.271 dollarë) për një familje me një person dhe gati 12 mijë euro (13.175 dollarë) për një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë nën moshën 14-vjeç.

Po ashtu vërehet se rreziku i varfërisë është më i lartë tek femrat (19.4 për qind) sesa tek meshkujt (18.2 për qind).

Për më tepër, raporti tërhoqi vëmendjen për faktin se mbi 26 për qind e popullsisë ose afërsisht 2.72 milionë qytetarë janë në rrezik të përjashtimit social

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat