Shkon në nëntë numri i të vdekurve nga përmbytjet në Itali

Evropë

Shkon në nëntë numri i të vdekurve nga përmbytjet në Itali

Më: 17 maj 2023 Në ora: 23:33
Rreth 10,000 njerëz janë evakuuar

Ka shkuar në nëntë numri i të vdekurve dhe është rritur numri i të zhdukurve pas përmbytjeve në rajonin veriore të Italisë, Emilia-Romagna, që u shkaktua pas reshjeve të dendura të shiut.

Rreth 10,000 njerëz janë evakuuar dhe disa u persona u dashtë që të shpëtoheshin nga çatitë me helikopter.

Autoritetet thonë se 14 lumenj dolën nga brigjet e tyre, duke përmbytur 23 qytete. Si pasojë e përmbytjeve është anuluar gara F1 Grand Prix që kishte për t’u mbajtur këtë fundjavë.

Të mërkurën, autoritete italiane dhe organizatorët e garës ranë dakord dhe morën vendimin që kjo garë nuk mund të vazhdojë të ndodh.

Gjatë ditëve në vijim priten reshje të tjera shiu në rajon. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbajti një takim me zyrtarë të mbrojtjes civile ku diskutuan për gjërat që duhet të ndërmarrin në lidhje situatën që është në vend.

Ajo i ka falënderuar personat që kishin rrezikuar jetën e tyre për të ndihmuar viktimat, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat