Rrëzohet një aeroplan luftarak F-18 në Spanjë, publikohen pamjet

Evropë

Rrëzohet një aeroplan luftarak F-18 në Spanjë, publikohen pamjet

Më: 20 maj 2023 Në ora: 18:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan luftarak F-18 është rrëzuar në Spanjë dhe në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e momentit të rrëzimit.

Siç raportohet, në aeroplan kishin ndodhur disa probleme gjatë një fluturimi demonstrues.

Piloti arriti të arratisej nga aty, dhe jeta e tij nuk ishte në rrezik. Siç thuhet, ai u dërgua në spital me lëndime në këmbë.

Mësohet se asnjë nga personat aty pranë nuk ka pësuar lëndime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat