Vuçiq dha dorëheqje, ky është kryetari i ri që erdhi në vend të tij

Evropë

Vuçiq dha dorëheqje, ky është kryetari i ri që erdhi në vend të tij

Më: 27 maj 2023 Në ora: 16:28
Millosh Vuçeviç

Millosh Vuçeviç është zgjedhur kryetar i ri Partisë Progresiste Serbe. Ai do të pasojë në këtë pozitë kryetarin e deritanishëm, njëherësh presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili të premten dha dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë, në tubimin e mbajtur në Beograd.

Vendimi për ta zgjedhur kryetar Millosh Vuçeviç është marrë në Kuvendin e jashtëzakonshëm të SNS-së.

Kjo është bërë me propozimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Partisë Progresive Serbe që u mbajt në Kragujevc.

Vuçeviç momentalisht është Ministër i Mbrojtjes të Serbisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat