Lufta në “oborrin” e Vladimir Putinit, një “revolucion” i ri mund të tronditë Rusinë

Evropë

Lufta në “oborrin” e Vladimir Putinit, një “revolucion” i ri mund të tronditë Rusinë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 10:31
Vladimir Putin

Sulmi i papritur ukrainas në territorin rus në Belgorod e ka çuar konfliktin në Ukrainë në një nivel tjetër. Nëse deri më sot përbërësit e ndryshëm të milicive anti-Putin kanë dalë në skenë në episode të caktuara, pas operacionit të së hënës së kaluar shfaqet një koordinim i caktuar midis grupeve të ndryshme, të paktën midis Legjionit Liri për Rusinë dhe Korpusi Vullnetar i Rusisë. Në çdo rast, sa herë që, në një vit e tre muaj luftë, ka pasur një sulm kundër Moskës dhe besnikëve të saj, Ilya Ponomarev, është gjithmonë në qendër të skenës.

Ai është ish-deputeti i Dumës që votoi kundër aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe më pas përfundoi në mërgim në Kiev. Atij “partizanët " i besojnë njoftimet për shtyp, dhe është spikeri i një programi lajmesh që ai vetë krijoi, duke shërbyer si “megafon”, për çdo operacion të tyre,

Sulmi në Belgorod

Llogaria e Ponomarev në Facebook është një burim informacioni mbi operacionet guerile anti-Putin. Nëse diçka do të ndodhë, postimet e saj e njoftojnë paraprakisht. Dhe rasti i fundit e ka vërtetuar edhe një herë. Gjithçka filloi të hënën e kaluar, kur Ponomarev publikoi një postim në të cilin njoftoi se ushtarët e Legjionit po përparonin në Belgorod dhe se flamuri bardheblu tashmë po valëvitej në tokën ruse, së bashku me flamurin e Kazakistanit. Postimet shoqëroheshin edhe me video, që tregonte historinë e operacionit. Pak më vonë, mediat botërore shkruajtën të gjitha përsulmin ndaj Belgorod.

Në kulmin e sulmit, Ponomarev bëri dy gjëra të rëndësishme. Ai e quajti misionin një “operacion special” dhe njoftoi se do të dilte live në platformën e tij së bashku me Roman Popkovin, mikun e tij të çuditshëm. Ponomarev zbuloi pjesërisht objektivin parësor të operacioneve: t’i hapte sytë strategëve të Putinit. Qëllimi tjetër, tha ai, ishte krijimi i një pjese të Rusisë së lire, mbi të cilën do të ngrihej flamuri bardheblu, duke shpërqendruar ushtrinë ruse përpara ofensivës së madhe ukrainase.

Rezistenca ndaj Rusisë

Të mërkurën e 24 majit, teksa ende flitej për Belgorodin ndodhi një rastësi. Sekretari i Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Ukrainës Oleksiy Danilov njoftoi se do të kishte veprime të reja në territoret kufitare dhe deklaroi: "Bryansk, Kursk, Voronezh dhe rajone të tjera nuk mund të jenë të sigurta, duke pasur parasysh numrin e qytetarëve rusë që janë kundër regjimit". Disa orë më vonë, përsëri në profilin e tij në Facebook, Ponomarev shkroi "Kursk, si je?".

Legjioni u mburr se në një ditë pushtoi më shumë territor se Wagner në një vit në Bakhmut. Ndërkohë, publiciteti i madh i operacionit do të shërbejë për afrimin e rekrutëve të rinj. Në të njëjtën kohë, një formë tjetër rezistence po shfaqet: mbështetësit e Alexei Navalny janë ftuar të dalin në rrugë në ditëlindjen e tij, 4 qershor, në Rusi dhe kudo në botë që është e pranishme diaspora ruse.

Roli i Ponomarev

Me kalimin e orëve, roli i Ponomarev duket se bëhet gjithnjë e më i qartë. Megjithatë, trekëndëshi i mundshëm që ai dhe guerilët anti-Putin përbëjnë me Kievin është më pak i qartë. Ashtu si dhe dyshimi për praninë e aseteve amerikane në zonën e kufirit. Sipas Ponomarev, Kremlini nuk do mund të rezistojë gjatë.

“Kur trupat tona të shkojnë në Moskë, të gjithë do të shpërndahen. Është thjesht çështje kohe. Regjimi do të lëkundet dhe kur trupat ukrainase të hyjnë në Krime”, përfundon ai.Megjithatë, sa i mundshëm është një “operacion special” i këtij guerrili në tokën ruse? Varet se kush e “pagëzon”. Kievi e di se nuk mund të durojë shumë. Pas disa sulmeve në Rusi, Kievi"rrëfeu" lidhjen me ish-guerrilën fantazmë, duke pranuar për herë të parë se "bashkëpunoi " me luftëtarët rusë anti-Putin.

"Ne komunikojmë dhe ndajmë disa informacione," tha Andriy Chernyak, një zyrtar në degën e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, për Financial Times. Konflikti tani e zhvendos qendrën e tij të gravitetit gjithnjë e më në lindje. Tani duket se nuk luftohet më për Donbasin, për Kievin apo për Bakhmutin. Tani duket se gjithçka është në mes të një pushtimi, rezistence dhe kundërpushtimi. Ponomarev e ka deklaruar disa herë: "Lufta nuk do të përfundojë në Ukrainë, por në Moskë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat