Uashington Post e quan protestën e mbrëmshme si rebelimin më të madh kundër sundimit autokrat të Vuçiçit deri më tani

Evropë

Uashington Post e quan protestën e mbrëmshme si rebelimin më të madh kundër sundimit autokrat të Vuçiçit deri më tani

Nga: F.B Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:07
Foto: Printscreen washingtonpost

“Një numër shumë i madh i organizatave të shoqërisë civile kanë rrethuar të shtunën mbrëma televizionin shtetëror në qendër të Beogradit dhe kanë kërkuar nga presidenti autokrat Vuçiç që të zbus kontrollin e tij ndaj medieve kryesore dhe të lejoj zërat alternativ“, shkruan gazeta amerikane “Uashington Post”, transmeton “Bota sot”.

"Dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës disa prej të cilëve kanë brohoritur slogane dhe kanë kërkuar dorëheqje të Vuçiçit, kanë dal në protestë nëpër motin me shi, vetëm një ditë pasi mbështetësit e Vuçiç dhe shërbyesit e tij organizuan tubimin të premten në kryeqytet. Për dallim mbështetësit ai i solli me autobus nga e gjithë Serbia dhe vendet fqinje”, shkruan gazeta amerikane

Në tekst shkruhet se para selisë së RTS, protestuesit zëshëm dhe duke vërshëllim thanë se “sipas ligjit Tv shtetëror duhet të jetë i paanshëm si emetues publik, por është shndërruar në Tv qeveritar“.

Pas pjesës zyrtare të protestës, një grup i njerëzve u tubua para Kuvendit të Serbisë dhe televizionit shtetëror, duke theksuar se duan të hyjnë në ndërtesa me dhunë, por organizatorët bllokuan hyrjen dhe shprehën dyshimin se “pushteti ka fut njerëz në protestë me qëllim që ato të bëhen të dhunshme”.

"Kjo është protesta e katërt prej rastit të shtënave në fillim të majit dhe duket se protestat e udhëhequra nga opozita po bëhen rebelimi më i madh ndonjëherë deri më tash kundër Vuçiç dhe sundimit të tij autokrat në dhjetë vitet e fundit prej që është në pushtet”, shkruan “Uashington Post”.

Me ombrella në duar nëpër shi rebesh, protestuesit lehtë kanë shëtitur në qendrën e Beogradit përreth RTS duke përmbushur rrugët me njerëz, kishte nga ata që në duar mbanin lule si kujtim për fëmijët që pësuan në rastin e të shtënave, po ashtu kishte persona që mbanin porosi si “kufoma” dhe “hiena”, duke ironizuar me fjalët e zyrtarëve me të cilat quanin protestuesit.

"Vuçiç ka thënë se Lëvizja kombëtare do formohet në qershor dhe se aty do kyçen parti, ekspert dhe individë të shquar që do promovojnë unitet. Analistët thonë se kjo është përpjekje për rigrupim nënes të presionit gjithnjë më të madh ndaj medieve. Ndërsa kritikët shprehen se kjo mund të sjell sundim njëpartiak, pak a shumë si Putin në Rusi, të cilin Vuçiç e mbështet. Gjatë tubimit të tij, ai ka ftuar opozitën në dialog duke kërkuart mënyrë për zbutjen e presionit publik”, shkruan gazeta.

Uashington Post përkujton se partitë opozitare janë zotuar për të vazhduar protestat përderisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Ata në kërkesa përfshijnë largimin e ministrit të brendshëm dhe shefit të agjencisë informative dhe marrjen e drejtës së emetimit të dy televizioneve që janë pro qeveritare, sikurse edhe shpërndarjen e trupit për përcjelljen e medieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat