Austri: Zjarr në një spital, vdesin tre persona

Evropë

Austri: Zjarr në një spital, vdesin tre persona

Më: 30 maj 2023 Në ora: 11:40
Austri.

Tre persona kanë vdekur në një spital në Austri.

Rasti ka ndodhur në orët e para të së martës në spitalin shtetëror në Modling afër Vjenës, pasi në një nga dhomat katin e tretë, shpërtheu një zjarr.

Siç raportohet nga mediat austriake dy nga viktimat janë të moshës 78 dhe 81 vjeçares, derisa për të tretin ende nuk ka të dhëna.

Zëdhënësi i spitalit Matthias Hofer, tha se ndihma për tre burrat që gjendeshin në dhomën ku shpërtheu zjarri erdhi shumë vonë.

Po ashtu janë lënduar edhe 20 perrsona të tjerë, derisa 90 pacientë është dashur të transferohen.

Lidhur me rastin Policia Federale dhe ajo e Shtetit kanë nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat