Sot ditë ‘zjarri’ për Beogradin, Aleksandër Vuçiq luan kartën e fundit për të shuar protestat kundër tij - ja plani mizor

Evropë

Sot ditë ‘zjarri’ për Beogradin, Aleksandër Vuçiq luan kartën e fundit për të shuar protestat kundër tij - ja plani mizor

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 11:12
Aleksandar Vuçiq

Atmosfera shoqërore në Serbi është elektrizuar tej mase, pas dy vrasjeve masive që ndodhën disa javë më parë, ku mbetën të vrarë afro 20 të rinj, e që u pasuan me protesta të shumta të qytetarëve kundër dhunës, sidomos nëpër shkolla.

Megjithatë thirrjet për dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe një pjese të kabinetit të tij, është nxehur edhe situata politike.

Sot, në protestën e radhës “Serbia kundër dhunës”, regjimi i Vuçiçit planifikon të fusë provokatorë të cilët do të tentojnë të shkaktojnë incidente fizike me përfaqësuesit e opozitës, shkruan “Nova.rs” duke cituar burime pranë organizatorëve të protestës.

Ata deklarojnë se me këtë veprim, qeveria planifikon të vazhdojë diskreditimin e protestave masive. Javën e kaluar tashmë kishte një tentativë të ngjashme për të shkaktuar trazira kur protestuesit dolën para ndërtesës së RTS-së, dhe disa individë, të udhëzuar nga autoritetet, tentuan të hyjnë me forcë në objekt.

Plani i Vuçiç

Siç shkruan “Nova.rs”, ideja është që provokatorët të afrohen me një nga përfaqësuesit e opozitës dhe të shkaktojnë fillimisht një incident verbal e më pas fizik.Hapi tjetër i këtij plani është akuzimi i politikanëve të opozitës për nxitje të dhunës, dhe se protestat e tyre nuk janë aspak paqësore, siç duan ta paraqesin "organizatorët", përmes mediave të regjimit.

“Kështu duan të diskreditojnë qytetarët dhe njerëzit që marrin pjesë në protestë, të cilët prej javës së pestë po veprojnë me qetësi dhe shprehin pakënaqësinë e tyre”, thotë një burim për Nova.rs.

Media raporton seedhe në prag të protestës së mëparshme “Serbia kundër dhunës” para godinës së RTS-së, regjimi dëshironte të fuste përkrahësit e tij në mesin e qytetarëve, pasi kishin frikë do të sulmonin me forcë godinën e RTS-së.

Kjo, theksojnë ata, pothuajse është realizuar.Përkatësisht, përfaqësuesit e opozitës kanë penguar disa nga qytetarët e udhëzuar që të hyjnë në ambientet e RTS-së, dhe situata është qetësuar. Kjo duket se është një përpjekje “nga dëshpërimi” i presidentit Vuçiç, sidomos pas dështimit të 26 majit, që ai e propagandoi si “tubimi më i madh në historinë e Serbisë”.

Për të përmbushur dëshirën e tij dhe për të treguar se sa “mbështetje ka, autobusët u nisën nga e gjithë Serbia që nga agimi herët me qëllim që të zhvendosnin në Beograd sa më shumë njerëz që do të admironin “guximin dhe forcën” e tij. Megjithatë në realitet asgjë nga këto nuk u realizua.

Sipas opozitës, skenat nga ura e Brankos, ku pas një shiu të rrëmbyeshëm mbështetësit braktisën Vuçiçin e iu drejtuan autobusëveishin një sinjal se ka filluar fundi i sundimit të Aleksandër Vuçiçit dhe Partisë Përparimtare Serbe.

Provokime e incidente

Sakaq, për të parandaluar incidente të padëshiruara në protestën e sotme, një pjesë e opozitës u takua të mërkurën me shefin e policisë së Beogradit, Veselin Miliç dhe shefat e gjashtë departamenteve të tjera policore.

Deputetët e opozitës, të cilët janë edhe organizatorët teknikë të protestës "Serbia kundër dhunës", u siguruan nga shefi i policisë së Beogradit, Miliç, si dhe nga shefat e departamenteve të tjera të policisë, se policia do të jetë në rrugë gjatë protestës dhe se qytetarët do të lejohen të demonstrojnë të qetë.

Organizatorët e protestës paralajmëruan gjithashtu se do të shtojnë numrin e rojeve që do të sigurojnë tubimin. Deri më tani kanë qenë rreth 200 të tillë dhe sot duhet të jenë shumë të tjerë.Protesta e sotme është e pesta tanimë, dhe lokacioni përfundimtar do të jetë rreth Presidencës së Serbisë. Organizatorët kanë garantuar paraprakisht se nuk do të lejojnë asnjë ndërhyrje në ndërtesë dhe se do të ruhet një karakter paqësor dhe dinjitoz.

Tubimi do të fillojë në orën 18:00 para Kuvendit Popullor, dhe shëtitja do të zhvendoset nga Kuvendi i Serbisë përgjatë Bulevardit Kralja Aleksandra, pastaj përgjatë rrugës Beogradska deri në rrethrrotullimin Slavija, pastaj përgjatë rrugës Kralja Milana në Terazij dhe prej andej tek Sheshi Nikola Pashiç dhe Parku Pionirski, e pastaj do të mbyllet rreth rreth Presidencës.

Protesta do të zgjasë deri në orën 21:00, dhe nuk dihet nëse do të ndiqet nga të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat