Ukraina prodhon raketat e veta me rreze veprimi prej 1000 kilometrash

Evropë

Ukraina prodhon raketat e veta me rreze veprimi prej 1000 kilometrash

Nga: H.R Më: 9 qershor 2023 Në ora: 13:15
Oleksiy Reznikov

Deri më tani, ushtria ukrainase ka marrë vetëm raketa me rreze të shkurtër veprimi nga frika se armët do të përdoren për të goditur objektivat brenda territorit rus! Tani Ukraina mund të posedoj armët e veta me rreze të gjatë veprimi!

"Kemi perspektiva shumë të mira për prodhimin e raketave ukrainase me rreze veprimi prej më shumë se 1000 kilometrash".

Këtë e konfirmon ministri i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.

Ukraina ka marrë sasi të mëdha materialesh dhe armësh nga aleatët e saj perëndimorë, por u mungojnë armët që mund të rrëzojnë objektivat ruse në distanca më të gjata. Postimet e komandës, depot e municioneve dhe armët e avancuara shpesh ndodhen shumë prapa linjave të armikut. Për t'i arritur këto, armët me rreze të shkurtër nuk janë të mjaftueshme.

Përderisa, brutaliteti i luftës vazhdon të përdhkallëzohet me sulmet e Rusisë me raketa në drejtim të Kievit dhe qyteteve të tjera të mëdha të Ukrainës, lavjerrësi ka lëvizur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat