Macron viziton në spital katër fëmijët e therrur nga refugjati sirian

Evropë

Macron viziton në spital katër fëmijët e therrur nga refugjati sirian

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 14:02
Emanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, kanë vizituar katër fëmijë të moshës trevjeçare të shtruar në spital, të plagosur rëndë nga një sulm me thikë në një park në Annecy, nga ku të plagosur mbetën edhe dy të rritur.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur motivin e të dyshuarit sirian, i cili u arrestua menjëherë pas sulmitm.

Macron mbërriti sot në qytetin juglindor të Grenoble, ku po trajtohen fëmijët. Ai gjithashtu planifikon të vizitojë ata që kanë kontribuar në ndihmën dhe mbështetjen e ofruar fëmijëve.

Dy prej fëmijëve konsiderohen të jenë në gjendje kritike. Dy nga katër fëmijët janë francezë dhe dy të tjerët janë turistë – njëri britanik, tjetri holandez.

I dyshuari, një sirian 31-vjeçar me status refugjati në Suedi, ndodhet në paraburgim. Psikiatrit po e kontrollojnë gjendjen e tij mendore.

Autoritetet franceze thanë se të dyshuarit, i identifikuar si Abdalmasih H, iu refuzua azili në Francë të dielën, sepse Suedia i kishte dhënë tashmë qëndrimin e përhershëm dhe statusin e refugjatit 10 vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat