Putin sfidon Perëndimin: Sanksionet nuk kanë arritur të izolojnë Rusinë

Evropë

Putin sfidon Perëndimin: Sanksionet nuk kanë arritur të izolojnë Rusinë

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 09:26
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka sfiduar Perëndimin lidhur me sanksionet e vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.

“Sanksionet ndaj Rusisë nuk kanë arritur ta izolojnë atë dhe në vend të kësaj kanë çuar në një "zgjerim" të tregtisë së saj me "tregjet e së ardhmes", thotë Putin.

Presidenti rus deklaroi në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg se "sistemi ndërkombëtar nekolonial ka pushuar së ekzistuari"

Ai u shpreh se Rusia tashmë ka lëvizur armët taktike bërthamore tek aleati i saj Bjellorusia, e cila është fqinje me Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat