Navalnyt me akuzat e reja pritet t’ia shtojnë dekada burg

Evropë

Navalnyt me akuzat e reja pritet t’ia shtojnë dekada burg

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 19:41
Ilustrim

Lideri i burgosur opozitar i Rusisë, Alexei Navalny, u paraqit në gjykatë të hënën.

Ai po përballet me akuza të reja të ekstremizmit që mund ta mbajnë në burg për dekada.

Gjyqi u hap në burgun e sigurisë së lartë në Melekhovo, 250 kilometra në lindje të Moskës, ku Navalny po i kalon nëntë vjet burg për mashtrim dhe mospërfillje të gjykatës.

Navalny foli për dobësinë e këtij rasti dhe i quajti absurde akuzat e reja për ekstremizëm që mund ta mbajnë në burg për 30 vjet.

Ai tha që një hetues i ka thënë që Navalny mund të përballet edhe me një gjykim ndaras ushtarak lidhur me akuza për terrorizëm që mund të bartin potencialisht dënim të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat