Shpërthen virusi vdekjeprurës në Greqi – shënohen dy viktima dhe tetë raste pozitive

Evropë

Shpërthen virusi vdekjeprurës në Greqi – shënohen dy viktima dhe tetë raste pozitive

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Pas zjarreve, në Greqi ka nisur përhapja e një virusi vdekjeprurës i Nilit Perëndimor, ku sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY) gjatë fundjavës janë shënuar 8 të infektuar dhe 2 viktima.

Nga e marta e kaluar deri më sot janë regjistruar 8 raste të reja krahasuar me 3 që janë raportuar shtatë ditët e kaluara.

Sipas raportit të sotëm epidemiologjik të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY), që nga fillimi i këtij viti, në Greqi janë diagnostikuar gjithsej 11 raste vendase me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor.Prej tyre, 10 kishin manifestime të SNQ, d.m.th. encefalit dhe/ose meningjit dhe/ose paralizë akute flakcide dhe një rast kishte manifestime të lehta.

Prej tyre, 10 kishin manifestime të SNQ, d.m.th. encefalit dhe/ose meningjit dhe/ose paralizë akute flakcide dhe një rast kishte manifestime të lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat