​Bie vëllimi i shitjeve me pakicë në eurozonë dhe BE më shumë sesa pritej

Evropë

​Bie vëllimi i shitjeve me pakicë në eurozonë dhe BE më shumë sesa pritej

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Vëllimi i tregtisë me pakicë në eurozonë u ul me 1.2% në eurozonë dhe 0.9% në BE në muajin gusht dhe ra me përkatësisht 2.1% dhe 2% në bazë vjetore duke tejkaluar pritjet e tregut, u zbuluan të mërkurën shifrat zyrtare.

Sipas Eurostat, autoriteti statistikor i bllokut, shitjet u ulën me 3% për karburantet e automobilave, 1.2% për ushqimin dhe 0.9% për produktet joushqimore nga muaji në muaj në eurozonë, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 2.4% për karburantet e automobilave, 0.9% për ushqimet, pijet dhe duhanin, dhe 0.6% për produktet joushqimore në BE.

Ndër vendet anëtare, uljet më të mëdha mujore u regjistruan në Portugali (-3,0%), Francë (-2,8%) dhe Belgjikë (-1,5%), dhe rritjet më të larta u panë në Luksemburg (+1,9%), Poloni (+ 1.7%) dhe Danimarkë (+1.6%).

Në bazë vjetore, vëllimi i tregtisë me pakicë ra me 7.7% për karburantet e automobilave, 3.2% për ushqimet, pijet dhe duhanin, dhe 0.2% për produktet joushqimore në eurozonë, dhe u ul me 7.4% për karburantet e automobilave. 3.0% për ushqimin, pijet dhe duhanin, dhe 0.1% për produktet joushqimore në BE.

“Ndër shtetet anëtare për të cilat disponohen të dhëna, uljet më të mëdha vjetore në vëllimin total të tregtisë me pakicë u regjistruan në Slloveni (-21,5%), Belgjikë (-8,5%) dhe Estoni (-7,9%).

“Rritjet më të larta janë vërejtur në Luksemburg (+8,7%), Spanjë (+8,1%) dhe Qipro (+5,9%)”, sipas Eurostat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat