‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend, raportohet për një të vdekur

Evropë

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend, raportohet për një të vdekur

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 10:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përmbytjet e vazhdueshme në Antalia të Turqisë kanë shkaktuar pasoja të rënda.

Trupi i një 47-vjeçari është gjetur në një makinë në bulevardin Gazi në lagjen Kepez të qytetit.

Gjithashtu, shkollat janë mbyllur në pesë rrethe, në Aksu, Dosemealt, Kepez, Muratpasa dhe Konyaalt. 989 persona u evakuuan.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 248 efektivë, 63 automjete, 24 gjeneratorë dhe 13 zhytës po punojnë për eliminimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat