Zgjedhjet në Serbi, vëzhguesit ndërkombëtarë kërkojnë hetim

Evropë

Zgjedhjet në Serbi, vëzhguesit ndërkombëtarë kërkojnë hetim

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 21:34
Serbi

Parregullsi të rënda shënuan zgjedhjet e dhjetorit në Serbi. Bazuar ne raportin e misionit te ODIHR-it, pati blerje votash, presione ndaj punonjësve, keqpërdorim të fondeve publike, retorikë të ashpër kundër oponentëve, dhe dominim nga presidenti Aleskandar Vuçiq. Me të gjeturat në raport, qeveria nuk pajtohet.

“Ky raport, pas disa muajsh jostabiliteti, i jep fund të gjitha gënjeshtrave për vjedhjen e zgjedhjeve. A pajtohemi me gjithçka që thuhet në këtë raport, sigurisht jo, por ne vazhdojmë të zbatojmë rekomandimet”, tha Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë.

Ne anën tjetër, koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” bëri të ditur se raporti përfundimtar konfirmon të gjitha parregullsitë zgjedhore. Ata kërkojnë zgjedhje të reja e përmirësim të kushteve zgjedhore.

 “Ky regjim prej 11 vitesh manipulon qytetarët, gjë që po e bën edhe tani. Raporti i ODIHR-it është një konfirmim i vjedhjes së zgjedhjeve. Të gjithë ata që po relativizojnë raportin sot janë bashkëpunëtorë të atyre që vodhën zgjedhje”, tha Miodrag Alleksiq, nga koalicionin “Serbia kundër dhunës”.

Vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë vlerësuan se zgjedhjet ne Serbi nuk ishin demokratike dhe të lira, ndërsa Parlamenti Evropian kërkoi një hetim ndërkombëtar për parregullsitë e supozuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat