Askush nuk duhet të provokohet nga kjo propagadë e rrejshme mediatike!

Evropë

Askush nuk duhet të provokohet nga kjo propagadë e rrejshme mediatike!

Nga: H.R. Më: 15 mars 2024 Në ora: 21:29

Ekspertët ushtarakë vlerësojnë se pajisjet në këto tenda malore mund të mbështesin një forcë prej 15.000 marincash amerikanë për 30 ditë, shkruajnë ata më tej).

Faqja e internetit nuk jep asnjë burim, për arsye të panjohura, por stoqet në çdo rast nuk janë diçka që NATO po e bën në fshehtësi. Për vite me radhë, Marina e SHBA-së ka publikuar raporte mbi këto rezerva dhe se si ato do të sigurojnë që forcat të mund të dislokohen shpejt nëse është e nevojshme.

Nga ana tjetër, (rasti i Belvpo-s ka disa aspekte të padokumentuara, ndër të tjera të ilustruara nga imazhi në krye të këtij rasti, i cili supozohet të tregojë "kërcënimin" ndaj Rusisë, me shigjeta nga Norvegjia, nëpër Suedi dhe Deti Baltik, deri në kufirin finlandez.- Si pjesë e stërvitjes Nordic Response, shumica e pajisjeve në Trøndelag do të zhvendosen në kufirin me Rusinë, pretendon Belvpo!

Këtë e kanë përmendur edhe disa media të tjera ruse, mes tyre Argumenti, Topcor dhe transmetuesi shtetëror Belteradio në Bjellorusi)!

"Kështu ndërtohen imazhe armiqësore", thekson Lars Peder Haga profesor i asociuar në Shkollën e Forcave Ajrore Norvegjeze dhe ekspert për fuqinë ajrore dhe fuqinë ushtarake ruse, doktrinën dhe operacionet. Ai i thotë Adresseavisen, e cila raportoi për herë të parë rastin, se faqet e tilla të internetit janë faqe tipike tabloide ruse, të cilst pretendojnë  një "vijë patriotike" për vetëveten e tyre.

Një ekosistem i madh mediatik në Rusi dhe Bjellorusi ndërton këto imazhe armiqësore  ndaj Perëndimit dhe veçanërisht SHBA-ve dhe NATO-s", thotë Haga për gazetën.

Është e arsyeshme që ta shohim këtë në dritën e mënyrës se si funksionon rrjeti i ndikimit të Rusisë. Së pari, kuptohet se në Rusi nuk ka më liri të shtypit dhe as media të pavarura!

Sipas Sivertsen, ka një sërë faqesh interneti që janë të interesuara të ndajnë të njëjtat histori të propagandës, pavarësisht nëse ato faqe interneti kanë lidhje apo jo me Kremlinin. Këto faqe interneti janë të disponueshme në disa gjuhë. Adresseavisen shkruan, “kinse duke përdorur kërkime të kundërta të imazheve, kanë gjetur të njëjtat harta në Trøndelag të shkruara në gjuhën gjermane, angleze, sllovakidhtr  dhe çeke”!

Përmbajtja e tyre shpërndahet dhe në shumicën e mediave sociale nga llogaritë reale dhe false dhe rrjetet botërore, të cilat shpërndahen edhe nga njerëz të rëndomt.

Kjo është mënyra se si narrativat dhe historitë e ndryshme mund të depërtojnë në mjedisin e informacionit dhe në fund të shtrembërojnë perceptimin e njerëzve për realitetin, thotë Sivertsen.

Gjatë stërvitjes Nordic Response, ne praktikuam mbrojtjen e Norvegjisë, së bashku me aleatët tanë. Askush nuk duhet të provokohet nga kjo. Stërvitja tani po përfundon dhe departamentet që kanë marrë pjesë në stërvitje janë duke u kthyer në bazat e tyre.

Siç u përmend, nuk është sekret për Marinën Amerikane, ajo i ka pajisjet të ruajtura në Norvegji. Në dhjetor, komandanti i Trupave Detare (USMC) në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Robert B. Sofge, ishte për vizitë në Værnes.

Ai u deklarua haptas se Norvegjia ndodhet në një zonë që është e rëndësishme për Amerikën dhe është bërë edhe më e rëndësishme gjatë dy viteve të fundit. Do të jetë një periudhë e ngarkuar për të gjithë ne duke ecur përpara me pjesëmarrjen në Nordic Response. Trupat e Marinës do të jenë qartë të dukshme në muajt e ardhshëm, tha në atë kohë gjeneralmajor Sofge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat