Sulmi me 40 të vrarë, Rusia anulon eventet masive kulturore

Evropë

Sulmi me 40 të vrarë, Rusia anulon eventet masive kulturore

Më: 22 mars 2024 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Ministria ruse e Kulturës ka thënë se të gjitha ngjarjet argëtuese dhe masive janë anuluar në të gjithë vendin.

Ky vendim vjen pas sulmit të armatosur në një sallë koncertesh në Crocus në periferi të Moskës ku mbetën të vrarë të paktën 40 persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë.

Një tragjedi e tmerrshme dhe e pakuptueshme në Bashkinë e Crocus. Ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave. Ne qajmë me ju. Shërim të shpejtë të plagosurve. Ngjarjet masive dhe argëtuese në institucionet kulturore federale anulohen për ditët në vijim. “, tha ministria e Kulturës.

Pamjet nga brenda sallës së koncerteve tregojnë të paktën katër sulmues që qëllojnë pa dallim ndaj civilëve.

Autoritetet arritën të evakuojnë 100 persona të fshehur në bodrum dhe ka raportime se disa nga sulmuesit janë akoma brenda ndërtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat