Krimi në shkollën në Finlandë ishte i planifikuar paraprakisht

Evropë

Krimi në shkollën në Finlandë ishte i planifikuar paraprakisht

Më: 4 prill 2024 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Një djalë 12-vjeçar i akuzuar për vrasjen e një dhe plagosjen e dy nxënësve në një shkollë në Finlandë e kishte planifikuar sulmin paraprakisht, tha policia finlandeze.

Policia ka deklaruar se kjo është përcaktuar në bazë të të dhënave të gjetura në pajisjet elektronike që i kanë sekuestruar të dyshuarit, raporton Reuters.

Nga hetimi paraprak u gjetën prova që tregojnë se akti ishte i planifikuar”, thuhet në njoftimin e bluve.

Policia tha se ka një kuptim paraprak se si i dyshuari 12-vjeçar ka marrë armën, e cila i përkiste një të afërmi të tij, por hetimet janë ende në vazhdim.

Mediat finlandeze raportuan më parë se i dyshuari ishte viktimë e bullizmit në shkollë dhe se motivi i sulmit lidhej drejtpërdrejt me dhunën që ai pësoi në shkollë.

Një djalë 12-vjeçar mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në shkollën “Viertola” në qytetin Vantaa të martën, ndërsa dy vajza të plagosura u transferuan në spital në gjendje të rëndë.

Sulmuesi u kap në Siltamaki, një periferi të Helsinkit, dhe nuk i rezistoi arrestimit, tha më herët policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat