‘Tmerr’ në varrezat e Zagrebit, vizitorët gjejnë 15 varre të hapura

Evropë

‘Tmerr’ në varrezat e Zagrebit, vizitorët gjejnë 15 varre të hapura

Më: 28 maj 2024 Në ora: 19:13
Varrezat e Zagrebit

Të hënën, vandalë të panjohur dëmtuan 15 varre në pjesën veriore të varrezave të Miroshevacit në Zagreb të Kroacisë.

Policia ka kryer një hetim dhe për gjithçka janë vënë në dijeni familjet e më të dashurve, varrezat e të cilëve janë dëmtuar.

Policia, si dhe kompanitë kompetente për shërbime funerale të varrezave të qytetit kroat po hetojnë gjithçka, ndërsa raportohet se vandalët po hapnin edhe disa varre, me siguri në kërkim të sendeve me vlerë të vdekurve.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Njw grua që ka një varr të familjarit, tha se varri ku ishte varrosur babai i saj 30 vjet më parë ishte i dëmtuar.

Sipas dëmtimeve, dukej sikur dikush i kishte hapur varret me levë.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

“Kisha më shumë frikë se dikush nuk e kishte futur një trup në varr pasi ishte vrarë. Të ndjerit nuk mund t’i vidhnin asgjë përveç unazës së martesës”,  tha kjo grua nga Zagrebi. 

Image
Foto nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat