Ukraina zmbraps sulmet ruse me dronë në tri rajone

Evropë

Ukraina zmbraps sulmet ruse me dronë në tri rajone

Më: 29 maj 2024 Në ora: 08:53
Rrëzimi i një droni Shahed nga mbrojtja ukrainase në Kiev.

Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 13 nga 14 dronët e lëshuar nga Rusia mëngjesin e 29 majit në tri rajone, thanë Forcat Ajrore ukrainase përmes një postimi në Telegram.

“Si rezultat i luftimeve kundërajrore, 13 dronë Shahed janë rrëzuar në rajonin e Mikolajivit, Kirovohardit dhe Rivnes”, u tha në postim.

Ende nuk ka raportime për viktima apo dëme.

Ndërkaq, guvernatori i rajonit jugor rus Krasnodar, Veniamin Kondratyev, shkroi në Telegram se një dron ukrainas është rrëzuar nga mbrojtja ajrore ruse mbi qytetin e Armavirit. Kondratyev nuk raportoi për viktima apo dëme.

Që kur ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, Rusia sulmon rajonet ukrainase me armë të ndryshme, përfshirë dronë, raketa dhe armë të tjera.

Pavarësisht dëshmive, Moska mohon se sulmon civilët në Ukrainë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat