​Këto janë vendet anëtare të BE-së me borxhin më të madh publik

Evropë

​Këto janë vendet anëtare të BE-së me borxhin më të madh publik

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Mbajtësit e rekordeve për sasinë e borxhit publik në Bashkimin Evropian në tremujorin e parë të këtij viti janë Greqia, Italia, Franca, Spanja dhe Belgjika që tejkalon 105 për qind të bruto prodhimit vendor.

Të dhënat e Eurostatit tregojnë se Greqia ka më së shumti borxh publik, 159.8 për qind, në raport me bruto prodhimin vendor të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Italia renditet e dyta me 137.7 për qind, pasuar nga Franca me 110.8 për qind dhe Spanja 108.9 për qind.

Në vendin e pestë renditet Belgjika me 108.2 për qind, pasuar nga Portugalia 100.4, Austria 79.7, Finlanda 77.5, Qipro 76.1, Hungaria 76, Sllovenia 70.7 për qind.

Shuma absolute e borxhit publik në Gjermani u rrit në të njëjtën periudhë 63.4 për qind andaj konsiderohet një vend relativisht më borxhli për tre muajt e parë të këtij viti.

Kroacia është më pak borxhe, 63.3 për qind, se mesatarja e të gjitha vendeve të BE-së, por për nga numri i vendeve është në mes.

Më me pak borxhe janë Danimarka 34 për qind, Suedia 30, Luksemburgu 27.2, Estonia 23.6 dhe Bullgaria 22.6 për qind të borxhit publik në raport me bruto prodhimin vendor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat