Tronditëse/ Një burrë plagos me thikë nënë e bijë në mes të Londrës, vajza vetëm 11 vjeçe

Evropë

Tronditëse/ Një burrë plagos me thikë nënë e bijë në mes të Londrës, vajza vetëm 11 vjeçe

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në sheshin Leicester të Londrës, ku një vajzë e mitur 11-vjeçare dhe nëna e saj, janë sulmuar me thikë.

Sipas CNN, për sulmin e rëndë është vënë në pranga një person, ndërsa nënë e bijë janë dërguar në spital.

Policia tha se nuk beson se ka ndonjë të dyshuar tjetër për ngjarjen, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Për fat të mirë, të dyja të plagosurat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat