Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) si në eurozonë ashtu edhe në BE u rrit 0.3% në tremujorin e dytë të 2024 krahasuar me periudhën e mëparshme, siç pritej paraprakisht, sipas një leximi të dytë të publikuar të mërkurën.
Në tremujorin e parë të këtij viti, PBB-ja gjithashtu u rrit me 0.3% në të dyja zonat, tregojnë të dhënat e Eurostat.
Në bazë vjetore, PBB-ja u rrit me 0.6% në eurozonë dhe 0.8% në BE në prill-qershor, pas përkatësisht 0.5% dhe 0.6% në periudhën janar-mars.
Eurostat tha gjithashtu se numri i personave të punësuar u rrit me 0.2% si në eurozonë ashtu edhe në BE në tre muajt deri në qershor, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Eurozona/zona euro ose EA19 përfaqëson shtetet anëtare që përdorin monedhën e vetme - euron - ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.