Scholz i tronditur nga sulmi me thikë: Autori të kapet sa më shpejt

Evropë

Scholz i tronditur nga sulmi me thikë: Autori të kapet sa më shpejt

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 12:46
Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të shtunën se autori i sulmit duhet të kapet shpejt dhe të ndëshkohet në masën më të plotë të ligjit.

“Sulmi në Solingen është një ngjarje e tmerrshme që më ka tronditur shumë.

Një sulmues ka vrarë brutalisht disa persona. Sapo fola me kryetarin e bashkisë së Solingenit, Tim Kurzbach.

Ne vajtojmë viktimat dhe qëndrojmë pranë familjeve të tyre”, thuhet në deklaratën e tij në X.

“Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Autori duhet të kapet shpejt dhe të ndëshkohet në masën e plotë të ligjit”, shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat