Një britanik është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të vrasë gruan e tij e cila ishte duke fjetur.
87-vjeçari akuzohet se u përpoq ta mbyste me jastëk gruan e tij 89-vjeçe, dje në Paleo Faliro, Greqi, një lagje buzë detit, afër qendrës së qytetit të Athinës.
Ai u arrestua në një apartament ku mësohet se jetonte çifti, shkruan gazeta greke, Proto Thema. Gruaja u dërgua në spitalin Tzaneio përtej portit për trajtim. Aktualisht nuk dihet gjendja e saj.
I moshuari pranoi se kishte tentuar të vriste gruan e tij, raportojnë mediat lokale, por ai pretendon se e bëri këtë me kërkesë të saj për shkak të problemeve shëndetësore të gjata.
Kur mendoi se gruaja e tij kishte vdekur, 87-vjeçari vizitoi apartamentin e një shoku në një kat tjetër për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur.
Më pas u thirr policia.