Ukrainasit hedhin në erë urën që përdorej për furnizim nga trupat ruse në rajonin e pushtuar Kherson

Evropë

Ukrainasit hedhin në erë urën që përdorej për furnizim nga trupat ruse në rajonin e pushtuar Kherson

Më: 16 mars 2025 Në ora: 13:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video e filmuar nga ajri me dron, shfaq momentin kur ukrainasit hedhin në erë urën që përdoret nga trupat ruse për furnizim në rajonin e pushtuar të Khersonit.

Kalimi mbi lumin Konka nëpër urë është ndërprerë si pasojë e një sulmi ajror.

Kjo ishte goditur edhe më herët, por ishte akoma e përdorshme nga ushtria ruse për t’u furnizuar. E ky shpërthim ndodhi në dy pjesë të urës që përfundoi në lumë dhe u ngrit një re tymi në qiell.

Derisa Rusia akoma nuk ka arritur të nënshkruar marrëveshjen me Donald Trumpin për një armëpushim 30-ditor që do të lejonte bisedimet e paqes t’i japin fund luftës, ukrainasit po vazhdojnë me tërë forcën të mbrojnë pozicionet e tyre.

Në anën tjetër, Rusia ka kryer një sulm në Chernihiv – duke shkatërruar katet e sipërm të një ndërtesë kolektive pesëkatëshe – që u godit nga dronët iranian Shahed.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat