Ra nga karoseli prej 40 metrava lartësi, vdes 49 vjeçari në Gjermani

Evropë

Ra nga karoseli prej 40 metrava lartësi, vdes 49 vjeçari në Gjermani

Më: 29 prill 2025 Në ora: 16:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person ka vdekur në Bremen të Gjermanisë pasi ra nga 40 metra lartësi derisa po çmontonte një rrotë panoramike.

Aksidenti ndodhi të martën pasdite në Osterwiese në Bremen, dhe 49-vjeçari u plagos aq rëndë sa vdiq në vendin e aksidentit, shkruan Bild.

Osterwiese që përfundoi të dielën është festivali i dytë i madh folklorik në Bremen, së bashku me Freimarkt.

Rreth 500,000 njerëz morën pjesë në festival këtë vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat