Kievi thotë se pesë viktima të sulmit iranian në Bat Yam ishin ukrainas

Evropë

Kievi thotë se pesë viktima të sulmit iranian në Bat Yam ishin ukrainas

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 19:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se pesë nga viktimat e një sulmi iranian në qytetin qendror izraelit të Bat Yam të dielën ishin shtetas ukrainas.

"Si rezultat i një sulmi masiv raketor iranian kundër Izraelit dhe një rakete që goditi një ndërtesë banimi në Bat Yam, pesë shtetas ukrainas, përfshirë tre fëmijë të mitur, u vranë", tha ministria e Jashtme në një deklaratë të dielën, duke cituar informacione paraprake nga Ambasada e Ukrainës në Izrael, raporton KosovaPress.

Numri i të vdekurve nga sulmi aktualisht është shtatë persona.

Diplomatët ukrainas po punojnë me policinë izraelite për të identifikuar dhe riatdhesuar trupat, thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat