Austri: Vajza godet dy herë me çekiç nënën derisa ajo ishte në gjumë

Evropë

Austri: Vajza godet dy herë me çekiç nënën derisa ajo ishte në gjumë

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 17:31
Ilustrim

Një 22 vjeçare në Austri dyshohet se ka sulmuar me çekiç nënën e saj 48 vjeçare derisa ajo po flinte në gjumë.

Siç raporton gazeta gjermane, Bild, sulmi ndodhi të premten në një apartament në Kitzbuhel, ku vajza kishte tentuar ta godiste në kokë nënën e saj dy herë, me qëllim që të vriste.

Raportohet se 48 vjeçarja e mbuluar me gjak kishte ikur në banjë, dhe fqinjët kishin njoftuar policinë pasi kishin dëgjuar bërtimat.

Bëhet e ditur se 22 vjeçarja është arrestuar dhe tani ndodhet në Burgun e Innsbruck-ut nën dyshimin për tentativë vrasjeje..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat