Trump propozoi takim Zelensky- Putin, ja çka thotë ky i fundit

Evropë

Trump propozoi takim Zelensky- Putin, ja çka thotë ky i fundit

Nga: Bota sot Më: 18 gusht 2025 Në ora: 11:09 Përditësuar në ora: 21:47 më 18.08.2025
Zelensky- Putin

Çfarë thanë të tjerët?

Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte, i tha Trumpit se gatishmëria e tij për të marrë pjesë në garancitë e sigurisë përbën “përparim të madh” dhe se “e bën të gjithë ndryshimin”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Von Der Leyen, bëri thirrje për të punuar së bashku për “një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ndërsa kryeministrja e Italisë, Meloni, e quajti takimin “ditë të rëndësishme dhe fazë të re”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, tha se beson se ata mund të bëjnë “përparim real” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, veçanërisht sa i përket garancive të sigurisë.

Ai tha se një takim trepalësh është “hapi i arsyeshëm i radhës”.

Me atë takim të mundshëm dhe me garancitë e sigurisë, ky do të ishte hap “historik” përpara, tha ai.

“Po flasim për sigurinë, jo vetëm të Ukrainës, por edhe për sigurinë e Evropës dhe të Mbretërisë së Bashkuar, prandaj kjo është një çështje shumë e rëndësishme”.

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, tha se fakti që ata ishin ulur rreth tryezës ishte shumë domethënës – duke treguar se “ekipi evropian dhe ekipi i Shteteve të Bashkuara po ndihmojnë Ukrainën”.

Ai tha se Finlanda ka kufi të gjatë me Rusinë dhe kishte përjetuar sfidat e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Stubb shtoi se “ne gjetëm një zgjidhje në vitin 1944, dhe jam i bindur se edhe në vitin 2025 do të mund të gjendet një zgjidhje për ta përfunduar luftën agresore të Rusisë dhe për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Merz kërkon armëpushim në Ukrainë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë para samitit të liderëve, duke kundërshtuar kështu thirrjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për të punuar drejt një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

“Unë nuk mund ta imagjinoj që takimi i radhës të zhvillohet pa një armëpushim, prandaj të punojmë në këtë drejtim dhe të përpiqemi të ushtrojmë presion mbi Rusinë”, tha Merz.

Macron bën thirrje për një samit katërpalësh mes Ukrainës, Rusisë, SHBA-së dhe evropianëve

Presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një takim katërpalësh mes Ukrainës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe evropianëve, si përgjigje ndaj synimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të ulur në një tryezë presidentët e Ukrainës dhe Rusisë.

“Mendoj se si hap i radhës do të na duhet ndoshta një takim katërpalësh, sepse kur flasim për garanci sigurie, flasim për sigurinë e tërë kontinentit evropian”, tha Macron.

Zelensky thotë se pati bisedë “shumë të mirë” me Trumpin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pati një “bisedë shumë të mirë” me presidentin amerikan, Donald Trump, para takimit të tyre shumëpalësh me liderët e tjerë evropianë.

“Mendoj se pata një bisedë shumë të mirë me presidentin Trump”, tha ai, duke shtuar se “diskutuam pika shumë delikate”.

Lideri ukrainas falënderoni vazhdimisht Trumpin për takimin me të.

Ai shtoi se Trumpi po përpiqet ta organizojë një takim trepalësh dhe se Ukraina do të ishte e lumtur nëse ai do të merrte pjesë.

Ai gjithashtu nënvizoi se i ka treguar Trump “shumë hollësi” mbi një hartë të fushës së betejës.

Trump thotë se do të preferonte armëpushim, por 'që nga ky moment, nuk po ndodh'

Nga: H.O.

Ndërsa flet me udhëheqësit evropianë, Trump thotë se do të preferonte një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, përpara se të vazhdonte të pyeste nëse do të ishte i nevojshëm, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Trump thotë se dëshiron të përpiqet të organizojë një takim trepalësh me Zelenskyn dhe Putinin, dhe thotë se ka një ndjenjë se ata do të "gjejnë diçka".

Në fund të fundit, ky është një vendim që mund të merret vetëm nga Zelensky dhe populli i Ukrainës duke punuar në marrëveshje me Putinin, thotë ai.

Nëse mund të kemi një takim të mirë, Trump thotë se do të caktojë një takim me Putinin dhe ofron të marrë pjesë nëse ata e duan atë atje.

"Të gjithë ne padyshim do të preferonim një armëpushim të menjëhershëm ndërsa punojmë për një paqe të qëndrueshme, dhe ndoshta diçka e tillë mund të ndodhë. Që nga ky moment nuk po ndodh," thotë Trump.

Ai thotë se në luftëra të tjera që ka pretenduar se i ka ndaluar, ato nuk kanë pasur armëpushim të parat dhe thotë se nuk e di nëse është e nevojshme, por thotë se një marrëveshje paqeje në fund të "gjithë kësaj" është diçka që është "shumë e arritshme".

Trump thotë se garancitë e sigurisë dhe koncesionet territoriale, tema të diskutimit sot

Presidenti Donald Trump shpjegoi temat e bisedimeve të tij me liderët evropianë, duke thënë se do të bisedojnë për atë se “kush do të bëjë çfarë” si pjesë e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe “mundësitë e shkëmbimeve territoriale” për ta përfunduar luftën në Ukrainë.

“Presidenti Putin pranoi që Rusia do të pranonte garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Dhe kjo është një nga pikat kryesore që duhet të shqyrtojmë, dhe ne do ta shqyrtojmë këtë në tryezë”, tha ai.

“Jam optimist që kolektivisht mund të arrijmë një marrëveshje që do të pengojë çdo agresion të ardhshëm ndaj Ukrainës, dhe unë në të vërtetë mendoj se nuk do të ketë”, shtoi Trump.

Trump: Është nder t’i kemi evropianët në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, i falënderoi liderët e pranishëm evropianë dhe tha se është nder t’i ketë ata në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se ka qenë një ditë shumë e suksesshme.

“Duam t’i ndalojmë vrasjet dhe ta zgjidhim këtë”, tha ai për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai shtoi se sapo pati nderin të jetë me Zelenskyn dhe diskutimet e tyre “përfshinë shumë çështje”.

Deklaratë nga Shtëpia e Bardhë

"Presidenti i Paqes:

"Do të punojmë me Ukrainën, do të punojmë me të gjithë dhe do të sigurohemi që nëse ka paqe, ajo paqe do të qëndrojë afatgjatë." - Presidenti Donald J. Trump🇺🇸".

Kështu thuhet në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, në faqen zyrtare në Facebook.

Nis takimi mes Trumpit dhe liderëve evropianë

Një takim shumëpalësh sapo ka filluar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderëve evropianë, në Shtëpinë e Bardhë.

Trump pozon në një “foto familjare” me liderët europianë

Nga: Bota sot

Sapo ka përfunduar takimi mes Presidentit Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. skruan BBC, përcjell "Bota sot".

Pas daljes nga dhoma me dyer të mbyllura, atyre iu bashkuan edhe liderët kryesorë europianë.

Në një moment simbolik, Trump pozoi për një “foto familjare” së bashku.

Në foto janë të pranishëm Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryeministri britanik Keir Starmer, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat