Presidentja e Parlamentit Evropian: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm

Evropë

Presidentja e Parlamentit Evropian: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm

Më: 3 janar 2026 Në ora: 19:14
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Venezuelë, duke theksuar në një postim në platformën X se “Venezuela do të jetë e lirë” dhe se populli i vendit “meriton të jetojë i lirë pas viteve të tëra të shtypjes”.

Metsola rikujtoi gjithashtu se Parlamenti Evropian nuk e njeh Nikolas Maduron si president të zgjedhur ligjërisht të Venezuelës.

Po ashtu, ka paralajmëruar se orët dhe ditët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit.

Ajo shtoi se Parlamenti Evropian ka kërkuar gjithmonë respekt të plotë për të drejtën ndërkombëtare, mbështetje për demokracinë dhe njohjen e vullnetit të popullit venezuelian, duke nënvizuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore dhe demokratike për vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat