E moshuara nga Ferizaj tregon se si burri e theri me thikë djalin e tyre 31-vjeçar

Ferizaj

E moshuara nga Ferizaj tregon se si burri e theri me thikë djalin e tyre 31-vjeçar

Më: 8 prill 2019 Në ora: 20:48
Foto ilustruese

Një burrë 64 vjeçar ka therur me thikë djalin e tij 31-vjeç, natën e mbrëmshme. Në kushte anonimiteti rreth kësaj foli gruaja e 64 vjetarit.

Ajo tregoi se ka katër vite që djali i bën zullum dhe e rrahë babanë e vet.

64 vjeçari me inicialet M.S. u largua nga shtëpia pasi theri me thikë djalin e tij N.S., 31 vjeç rreth orës 23:00.

Të hënën policia shkoi ta kërkoi në shtëpinë e tij në fshatin Dardani të Ferizajt por brenda e gjeti vetëm gruan e tij.

Ajo tregoi se si ndodhi rasti.

Gruaja e cila qëndron e shtrirë për shkak të sëmundjeve që ka thotë se ka katër vjet që kur djali u bën zullum dhe e rrahë babanë e vetë. Ajo tregon se mbyllen në dhomë me çelës për t’i ikur kontaktit me djalin. Policia në Ferizaj bëri të ditur se babai i dyshuar u arrestua në ndërkohë derisa djali që ka marrë trajtimin e duhur në QKMF në Ferizaj pas intervistimit është liruar në orët e pasditës. Pas intervistimit Prokuroria e Ferizajt ka marrë vendim që i dyshuari M.S. të qëndrojë në paraburgim për 48 orë.
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat