Në UShAF u bë zyrtarizimi i kllasterit të industrisë së drurit - Bota Sot
Në UShAF u bë zyrtarizimi i kllasterit të industrisë së drurit

Ferizaj

Në UShAF u bë zyrtarizimi i kllasterit të industrisë së drurit

Më: 18 prill 2019 Në ora: 07:01
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF)

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u bë zyrtarizimi i kllasterit të industrisë së drurit, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga UShAF, përfaqësues nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, drejtori ekzekutiv i Kllasterit dhe përfaqësues të bizneseve të përpunimit të drurit, të cilat janë anëtare të Kllasterit.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, tha se universiteti do të jetë gjithmonë mbështetës i kllasterit për gjithçka që i duhet për funksionim më të mirë, si dhe përmendi faktin që UShAF është gjithmonë në shërbim të bizneseve dhe iu përgjigjet kërkesave të tyre, sepse sipas tij ata dinë më së miri se në çfarë lëmie ka nevojë Kosova që të nxjerrë profesionistë.

“Përmes kllasterit do të kemi mundësi më mirë të punojmë dhe të bashkëpunojmë me prodhuesit dhe përpunuesit e industrisë së drurit, të cilët janë shumë të lidhur me ne dhe gjithë ajo punë të cilën ne e bëjmë vazhdimisht, do ta kemi më lehtë ta bëjmë me kllasterin. U pa një vullnet i mirë dhe një frymë e mirë e këtyre anëtarëve të kllasterit, për të bashkëpunuar në forma të ndryshme”, tha rektori.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i kllasterit, Riad Durguti foli për përmbajtjen, funksionimin e kllasterit dhe objektivat e tij. Durguti tha se kompanitë kosovare deri para disa viteve kanë qenë konkurrente mes vete, ndërsa sot ato kanë nisur të eksportojnë në një trend që është vazhdimisht në rritje.

Nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, fjalën e mori, Igballe Rexha-Jashari, e cila tha se kllasteri është një e arritur për aplikime të mëdha nëpër projekte ndërkombëtare. Po ashtu, ajo theksoi se ndjehet e lumtur që u realizua një nismë që i duhet vendit tonë.

Pas përfundimit të ceremonisë zyrtare të themelimit të kllasterit, të pranishmit vizituan Laboratorin e Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit të UShAF dhe u shprehën mjaftë të entuziazmuar me atë çfarë panë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...