Edhe 30 bujq ferizajas përfitojnë mekanizëm bujqësor - Bota Sot
Edhe 30 bujq ferizajas përfitojnë mekanizëm bujqësor

Ferizaj

Edhe 30 bujq ferizajas përfitojnë mekanizëm bujqësor

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 18:23
Edhe 30 bujq ferizajas përfitojnë mekanizëm bujqësor

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Ferizajt për të shpërndarë sot mekanizëm bujqësor për 30 bujq, përfshirë mbjellëse gruri, mbjellëse të misrit, kosa roto dhe freza.

Drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami tha se kjo iniciativë dhe gjithë mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas është pjesë e masës aktive të ndërmarrë nga qeverisja lokale, me qëllim rritjen dhe zhvillimin e këtij sektori dhe ndikimit direkt në ekonominë familjare, rrjedhimisht në mirëqenien e përgjithshme qytetare.

Bujqit përfitues të këtyre pajisjeve thanë se Komuna e Ferizajt përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë për gati dy vite qeverisje ka ndihmuar si asnjëherë më parë, bujqit dhe fermerët ferizajas.

Kontingjente të tjera të pajisjeve bujqësore e forma mbështetjeje për bujqit do të vijojnë të aplikohen me intensitet edhe më të lartë javëve në vijim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...