Mbyllet qendra e sapo hapur e masazhit në Sojevë të Ferizajt - Bota Sot
Mbyllet qendra e sapo hapur e masazhit në Sojevë të Ferizajt

Ferizaj

Mbyllet qendra e sapo hapur e masazhit në Sojevë të Ferizajt

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Inspektorati i Komunës së bashku me Njësinë Kundër Trafikut me Qenie Njerëzore në Ferizaj, kanë mbyllur sot qendrën e masazhit në Sojevë, ndaj së cilës ka nisur procedura hetimore.

Kjo qendër e masazhit nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm siç janë mungesa e çmimeve, librezës sanitare, pëlqimi minimal-teknik dhe i kushteve higjienike-sanitare.

Nga shkaqet e lartpërmendura dhe dyshimet për zhvillimin e dukurive amorale është mbyllur kjo qendër dhe ndaj saj ka nisur procedura hetimore e gjyqësore në zbardhjen e gjithë rrethanës së rastit.

Në Ferizaj aktualisht nuk funksionon asnjë biznes i kësaj natyre, falë vigjilencës së Inspektoratit të Komunës, për të bërë verifikimet përkatëse të dokumentacioneve të nevojshme dhe vendosmërisë për mbrojtjen e qytetarëve nga dukuritë negative.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat