Prokuroria në Ferizaj: Dy persona me veturë me targa të Zvicrës kishin çuar 20-vjeçaren të vdekur në spital

Ferizaj

Prokuroria në Ferizaj: Dy persona me veturë me targa të Zvicrës kishin çuar 20-vjeçaren të vdekur në spital

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 19:27
Foto

Prokuroria në Ferizaj, ka bërë të ditur se Policia ka arritur t`i marrë nga pamjet e kamerave të sigurisë, fotografitë e dy të dyshuarve që e dërguan pa shenja jete në emergjencë një 20 vjeçare.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka deklaruar se personat e dyshuar që u larguan n nga vendi i ngjarjes, posedonin veturë me targa të Zvicrës.

Tutje theksoi se të dyshuarit kanë vozitur veturë të tipit Audi.

Po ashtu tha se fotografitë e tyre janë shpërndarë në pika kufitare dhe nëpër drejtori të policisë.

“Të dyshuarit posedonin veturëme targa të Zvicrës, ende nuk dihet kush janë ata persona, mirëpo fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës”, u shpreh Jashari.

Deri me tani policia nuk ka arritur t’i identifikojë personat e përfshirë në rast.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat