Aktivitet për mërgatën dhe rininë: Alpinistët lëshohen me litarë nga çatia ndërtesës së Komunës

Ferizaj

Aktivitet për mërgatën dhe rininë: Alpinistët lëshohen me litarë nga çatia ndërtesës së Komunës

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 17:52
Aktivitet për mërgatën dhe rininë

Dhjetëra anëtarë të grupit Klubi Alpin “Prishtina” u lëshuan me litarë nga çatia e ndërtesës së Komunës së Ferizajt.

Kryetari, Agim Aliu, bëri të ditur se aktiviteti u organizua për mërgatën dhe rininë.

“Një aktivitet i veçantë, për herë të parë i këtij lloji, kushtuar mërgatës dhe të rinjve, u mbajt sot nga Klubi Alpin “Prishtina”, me bartës organizimi ferizajasin Besnik Reka, ku dhjetëra anëtar të këtij klubi, u lëshuan me litarë nga çatia e ndërtesës së Komunës.” thuhet në një postim në Facebook të Aliut.

Kurse aktiviteti u përcoll edhe me duartrokitjet e dhjetëra ferizajasve që u mblodhën në shesh.

Ndërsa i pari i Ferizajt njoftoi se ngjarja u mbështet edhe nga Komuna.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat