Hajrush Rysha, shqiptari që rrahu serbët që helmonin nxënësit shqiptarë, përjetoi tortura të tmerrshme në burg

Ferizaj

Hajrush Rysha, shqiptari që rrahu serbët që helmonin nxënësit shqiptarë, përjetoi tortura të tmerrshme në burg

Më: 29 mars 2023 Në ora: 18:37
Hajrush Rysha

Helmimet në Kosovë me gazra toksike nga ana e qeverisë Jugosllave, doktrinës serbe, ndodhën në pranverën e vitit 1990 ku u helmuan me mijëra të rinj, kryesisht nxënës.Në vitin 1990 edhe në Ferizaj po helmoheshin nxënësist shqiptarë nga serbet.

Hajrush Rysha, nuk mundi ta përballonte dot realitetin dhe bashkë me dy shokët e tjerë parandalohen helmimin në shkollën e mesme në Ferizaj duke i rrahur serbët që po helmonin nxënësit shqiptarë.Mirëpo, pas një kohe u arrestua duke u mbajtur në burg për dy muaj e gjysmë në burgun e Prishtinës.Pas lirimit arratiset në Gjermani, mirëpo dhuna e ushtruar në burg ndikoi shumë në shëndetin e ti.

Në moshën 53 vjeçar, Hajrush Rysha vdes në vitin 2018. Familja e tij jeton në Ferizaj, mes krenarisë dhe dhimbjes për më të dashurin e tyre.motra e rij, ish deputetja nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë, Synavere Rysha rrëfen tmerrin dhe torturat që kanê përjetuar si familjarë gjatë kohës sa Hajrushi ishte në burg, por edhe përnsjekjwt që kanë pasuar pastaj.

Edhe dy shokët e Hajrushit dhunohen, njëri ndër ta Jakup Qerimi sot e asaj dite ka ngelur me probleme fizike dhe psikike. Dhuna ishte e hatashme nga regjimi i egër serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat