Kryeministri Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të shtëpisë për familjen 11 anëtarëshe të fshatit Muhoc të Komunës së Ferizajit

Ferizaj

Kryeministri Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të shtëpisë për familjen 11 anëtarëshe të fshatit Muhoc të Komunës së Ferizajit

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 17:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Mevlud Sinani mori sot pjesë në vendosjen e gurthemelit të shtëpisë së familjes gorane në fshatin Muhoc të Ferizajt, përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Në këtë ceremoni të gurthemelit kryeministri Kurti tha se ishin sot në këtë fshat me rastin e inaugurimit të shtëpisë për familjen gorane 11 anëtarëshe e cila së shpejti do të ketë strehim solid për familjen e saj. Ai shprehu falënderim ndaj kësaj familjeje që përkundër sfidave ajo vazhdon të jap kontributin e saj për vendin.

’E gëzofshi e ju priftë e mbara. Ju dëshiroj suksese në të ardhmen” tha ai.

Kryeministri ka vlerësuar po ashtu edhe punën e ministrit Nenad Rashiq i cili tha se po e gjen mbështetjen gjithnjë e më të madhe të qytetarëve jo vetëm serbë në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat