15 mijë euro ari në një shtëpi, 10 mijë në tjetrën: Hajnat bëjnë 'kërdi' në disa fshatra të Ferizajt

Ferizaj

15 mijë euro ari në një shtëpi, 10 mijë në tjetrën: Hajnat bëjnë 'kërdi' në disa fshatra të Ferizajt

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 21:58
Pamje nga videoja

Përmes një dritareje hajnat hynë në një shtëpi në Koshare të Ferizajt, ndërkaq nga po e njëjta dolën me duart plot.

Pronarja e shtëpisë tha se u kanë stoli ari në vlerë të 15 mijë eurove, si dhe para të gatshme në vler të 5 mijë eurove.

Se çfarë kishte ndodhur të premten mbrëma, pronarët e panë kur u kthyen në shtëpi rreth mesnatës.

Kjo, këtë familje nuk e ka dëmtuar vetëm materialisht.

Rasti në fjalë po hetohet edhe nga policia që po e cilësohen si vjedhje të rëndë.

Në po të njëjtën ditë grabitësit mësynë edhe një familje në fshatin Prelez të Jerlive të kësaj komune. Këtu vlera e dëmit është 10 mijë euro stoli ari, 3 mijë para të gatshme dhe dy ora, vlera e të cilave nuk është bërë e ditur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat