Fshati Muhovc dhe disa lagje në Ferizaj do të mbesin pa ujë deri në ora 16:00

Ferizaj

Fshati Muhovc dhe disa lagje në Ferizaj do të mbesin pa ujë deri në ora 16:00

Më: 16 korrik 2026 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar konsumatorët se nga sot duke filluar nga ora 9:00 do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes.

Sipas njoftimit, konsumatorët e rrugëve “Naim Beka”, “Brahim Ademi” dhe konsumatorët e fshatit Muhovc do të kenë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes.

Për shkak të punimeve teknike në terren në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

“Furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre rrugëve do të rikthehet me fillim nga ora 16:00”, thuhet tutje në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat