Filmi “Vera andrron Detin” e fiton çmimin “Zambaku i Artë”

Filma

Filmi “Vera andrron Detin” e fiton çmimin “Zambaku i Artë”

Më: 26 prill 2022 Në ora: 20:49
Doruntina Basha

Filmi “Vera andrron Detin” me regji të Kaltrina Krasniqit, e ka fituar një çmim në Festivalin e Filmit goEast në Wiesbaden të  Gjermanisë.

Nga ekipi i filmi kanë njoftuar se ata janë nderuar me çmimin “Zambaku i Artë”.

Jemi të emocionuar të bëjmë të ditur se “Vera Andrron Detin” është vlerësuar me çmimin “Zambaku i Artë” në edicionin e 22-të të Festivalit të Filmit goEast në Wiesbaden të Gjermanisë.

“E falënderojmë jurinë, dhe audiencën e mrekullueshme për nderimin që i është bërë festivalit, shkruhet në njoftimin e filmit.

Filmi trajton temën e Verës, një grua e moshës së mesme, është një përkthyese e gjuhës së shenjave, e cila ka një jetë të strukturuar mirë: bashkëshorte e një gjykatësi të njohur, një nënë që jep mbështetje dhe një gjyshe e kujdesshme. Jeta e saj e qetë prishet nga vetëvrasja e burrit të saj dhe më pas ndiqet nga kërcënimet e burrave që pretendojnë se shtëpia e saj në fshat iu takon atyre.

Skenariste e filmit është Doruntina Basha, producent Shkumbin Istrefi derisa në rolin kryesor luan aktorja Teuta Ajdini Jegeni. Aktorët tjerë janë Astrit Kabashi, Alketa Sylaj, Refet Abazi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat