Ky është filmi që do ta përfaqësojë Kosovën në Oscars 2023

Filma

Ky është filmi që do ta përfaqësojë Kosovën në Oscars 2023

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 22:46
Filmi “Në kërkim të Venerës”

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmi “Në kërkim të Venerës” është përzgjedhur nga komiteti selektues si kandidati që propozon Kosova në garën e Akademisë së Çmimeve të Oscars për vitin 2023.

Ky film është me skenar dhe regji nga Norika Sefa.

“Jam veçanërisht i gëzuar që ‘Në kërkim të Venerës’, një jetë-botë e një adoleshente e krijuar mjeshtërisht, dhe një vepër thuajse fiksion etnografik shqisor i një fshati të vogël, është zgjedhur të përfaqësoj Kosovën në platformën më të madhe të kinemasë në botë.” shtoi, Lum Çitaku, drejtuesi i Qendrës Kinematografike të Kosovës pas vendimit të komitetit selektues.

Ndërsa komiteti selektues i aprovuar nga Akademia e Çmimeve e Oscars ishte i përbërë nga kineastët nga Kosova: Ismet Sijarina, Blerta Basholli, Samir Karahoda, Visar Morina, Alban Uka, Valmira Hyseni, dhe Enis Saraçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat