Menaxherja jep lajm të rëndësishëm për Schumacherin - Bota Sot
Menaxherja jep lajm të rëndësishëm për Schumacherin

Formula 1

Menaxherja jep lajm të rëndësishëm për Schumacherin

Më: 11 janar 2019 Në ora: 15:49
Michael Schumacher

Menaxherja e familjes Schumacher jep detaje të rralla për legjendën e Formula 1

Michael Schumacher ka ende miq mjaft të mirë dhe mbetet shumë i afërt me familjen e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxherja e familjes së tij, Sabine Kehm, i cili ka folur rrallë për jetën e 50 vjeçarit, sidomos pas aksidentit që e kishte pësuar ky i fundit në dhjetor të vitit 2013 në alpet franceze.

Nga ajo kohë, Schumi nuk është shfaqur më në publik dhe rrallë kanë dalë detaje rreth gjendjes së tij.

Mirëpo, menaxherja e familjes së tij e ka bërë një lajm publik, duke thënë se ish-piloti gjerman është në gjendje të mirë dhe se po përmirësohet dita-ditës.

“Michael e ka familjen e pastër dhe ajo po i qëndron afër. Corinna dhe Michael ishin çift perfekt dhe janë ende një çift perfekt, nëse më pyesni”, ka thënë ajo.

Këtë muaj, Corinna e kishte bërë një postim të rrallë duke i falënderuar fansat për urimet e 50 vjetorit të lindjes së ish-ngasësit të Ferrarit dhe Mercedesit.

Të gjithë presin me padurim ta shohin shtatë herë kampionin botëror pas një kohe të gjatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...