Djali i Schumacherit bëhet pjesë e Ferrarit - Bota Sot
Djali i Schumacherit bëhet pjesë e Ferrarit

Formula 1

Djali i Schumacherit bëhet pjesë e Ferrarit

Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:17
Mick Schumacher

Një tjetër Schumacher hyn zyrtarisht në botën e Ferrarit. bëhet fjalë për Mick Schumacher, djalin e legjendës së Formula 1, Michael. Piloti gjerman 19-vjeçar, kampion Evrope në F3 dhe që këtë vit do të garojë në kampionatin e Formula 2, do të jetë në Akademinë e Kokëkuqes italiane, lajm që u konfirmua nga vetë drejtuesit e kësaj akademie.

Mick Schumacher duke nisur që nga java e ardhshme do të jetë i impenjuar me përgatitjet parasezonale në Akademinë e Pilotëve të Ferratit. Bashkë me të do të jenë edhe pilotë të tjerë si Giuliano Alesi, Callum Ilott, Marcus Armstrong, Robert Schëartzman apo Enzo Fittipaldi.

Mick Schumacher nuk e fshehu entuziazmin për kalimin te Akademia e Ferrarit qe do ta ndihmoje per të ndjekur ëndrrën e tij për të qenë në botërorin e Formula 1, kampionat të cilin babai i tij në 5 raste e ka fituar pikërisht me Kokëkuqen italiane.

Po kaq entuziast për ardhjen e Mick Schumacher është shfaqur edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm i Ferrarit, Mattia Binotto i cili deklaroi se për Ferrarin ardhja e Mick Schumaher ka një domethënie të veçantë dhe emotive dhe shtoi se zgjedhja e tij u bë më shumë për shkak të talentit që ka shfaqur në pista pavarësisht moshës së tij të re.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...