Mick drejt lavdisë Schumacher, tjetër hap para për karrierën e tij - Bota Sot
Mick drejt lavdisë Schumacher, tjetër hap para për karrierën e tij

Formula 1

Mick drejt lavdisë Schumacher, tjetër hap para për karrierën e tij

Më: 23 janar 2019 Në ora: 00:13
Mick dhe Michael Schumacher

Pasi u pranua në shkollën e pilotëve te skuaderia italiane e Ferrarit, Mick Schumacher ka bërë një tjetër hap cilësor. Bëhet fjalë për menaxhimin e tij, punë e cila do t'i besohet Nicolas Todt. 

"Djali i kampionit, Michael Schumacher, i cili u bashkua me akademinë e pilotimit të Ferrarit, ka zgjedhur të punojë me menaxherin Nicolas Todt"-raportoi "Sky Sport Italia".

Disa ditë më parë, Todt, i biri i presidentit të FIA, Jean Todt tha se Schumacher nuk duhet të nxitojë për të bërë debutimin e tij në një Çmim të Madh.

"Mick nuk thotë tani apo kurrë. Ai e di se ende ka shumë për të mësuar. Shumica e shoferëve nxitojnë, dhe kjo më vonë del të jetë një gabim".-i tha ai "Speed Week".

Gjithashtu, Nicolas Todt menaxhon karrierën e shoferit të Ferrarit, Charles Leclerc.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...