Rosberg zgjedh kampionin e ri të botës - Bota Sot
Rosberg zgjedh kampionin e ri të botës

Formula 1

Rosberg zgjedh kampionin e ri të botës

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 17:48
Rosberg zgjedh kampionin e ri të botës

Nico Rosberg, ish-kampion bote në Formula 1, prej dy sezonesh i tërhequr nga sporti, ka deklaruar se viti 2019 do të jetë viti i surprizave. Sipas tij, Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel duhet të kenë kujdes nga talentet e rinj që i janë afruar këtij sporti, që sipas Rosberg do të duelojnë për titull. Sipas pilotit gjerman, një prej tyre është Charles Leclerc, që këtë sezon do të pilotojë makinën Ferrari.

“Do të paraqitet mjaft mirë me “kokëkuqen”. Është shumë i shpejtë në pistë dhe këtë gjë do ta tregojë edhe me Ferrarin. Ai do të jetë kampioni i ri i botës dhe paralajmëron Hamilton e Vettel që të ruhen pikërisht prej tij”, u shpreh Nico Rosberg.

“Vettel e ka të qartë që nuk ka më asnjë shans që të përsëriotë gabimet e vitet të kaluar, pasi do të largohet me turp nga Ferrari. Edhe Hamilton nuk do ta ketë të lehtë, pasi Ferrari këtë vit e kërcënon realisht. Te makina italiane nuk shoh vetëm një pilot kryesor si Vettel, por dy të tillë, pasi edhe Leclerc është një lider”, tha Rosberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...