Dominon Raikkonen - Bota Sot
Dominon Raikkonen

Formula 1

Dominon Raikkonen

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 18:44
Dominon Raikkonen

Kur kanë mbetur edhe disa ditë nga starti i sezonit të ri të Formulës, skuadrat kanë filluar testet zyrtare parasezonale në pistën e Montmelos, në Barcelonë. Pas dy ditëve të para, që u dominuan fillimisht nga Sebastian Vettel dhe më pas nga Leclerc, të dy pilotë të Ferrarit, dita e tretë u mbyll nën siglën e një ish piloti të skuadrës italiane. Bëhet fjalë për Kimi Raikkonen, i cili tashmë garon me skuadrën e Alfa Romeos dhe tregoi se do të jetë një rival i fortë për të gjithë kundërshtarët. Finlandezi regjistroi kohën më të mirë 1’17″762, duke lënë pas vetes gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel dhe patriotin e tij, Valteri Botas, që garon me Mercedesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...